Gjatë merkatos së verës ishte një nga emrat që u përfol jo pak për një largim të mundshëm nga Vllaznia. Klubet që e kërkonin ishin si nga brenda por edhe jasht vendit por Erald Çinari ka një kontratë që e mban të lidhur me skuadrën e vend-linjdes deri në vitin 2019.

Çinari është një nga pjestarët kyç të skuadrës ku ka dhuruar edhe gola për skuadrën kuqeblu. Falë ecurisë së mirë tek klubi i Vllaznisë synojnë të rinovojë kontratën me lojtarët kryesorë të grupit e një ndër emrat më të lakmuar në këtë sezon është Erald Çinari. Mesfushori shkodran me ecurinë e mirë në ekipin e Vllaznisë është kthyer në titullar të rëndësishëm.

Trajneri Ernest Gjoka ka besim te aftësitë e tij, por edhe drejtuesit e Bashkisë ku shihet si mjaft i rëndësishëm në projektin e vazhdimsis së ekipit. Kështu Erald Çinarit i është afruaar mundësia e rinovimit me klubin.

Drejtuesit e kuqebluve donin ta “bllokonin” 21-vjeçarin dhe për këtë përgatiten rritje rroge. Por nga sa bëhet me dije rritja e pagës nuk ishte shumë e madhe dhe nuk plotësoi pritshmëritë e mesfushorit Çinari. Ky i fundit e ka refuzuar dhe nuk ka pranuar ofertën e klubit të qytetit të tij. Emri i Çinarit është i lakuar në merkato.

Ku përveç gjatë verës edhe në janar, meshfushorin 21 vjeçarë e kanë ndjekur me vemendje ekipi i Partizanit madje pati dhe këmbëngulje për të, e po të njëjtën gjë pritet ta bëjë dhe në verë.

Dëshira e madhe e Çinarit se e çdo futbollistit tjetër është të luajë jashtë vendit, ku në verën që lamë pas kishte oferta në Kroaci, por Çinari në këtë rast është treguar inteligjent pasi në synimet e tij nuk është të firmos me një ekipi jasht venidt për të mbetur në stol.

Artikulli paraprak7- MARSI NË MEDRESENË E DJEMVE
Artikulli tjetërPAS NJË DITE PUSHIM, VLLAZNIA SËRISH STËRVITJE