46 vite pas përfundimit të studimeve në Tiranë në degën Matematikë – Fizikë, ish- pedagogë dhe studentë janë bërë bashkë në Shkodër për të uruar fetsën e mësueist. Shumë prej studentëve të asaj kohe kanë punuar si mësues të shkencave ekzakte në shkollat e Shkodrës. Njëri prej tyre është edhe Naim Hoxha, i cili është edhe organizator I këtij takimi kaq të veçantë.

Për profesorin Maliq Gjyli, takimi me studentët e tij të cilët u bënë ndër miqtë e tij më të mirë është gjithmonë kënaqësi.

Ish-studenti I viteve ’72-’74, Muammar Vuci ndan emocionet e jetës studentore ndërkohë që vlerëson sistemin arsimor të asaj kohe.

Mes shumë emocionesh dhe bisedash nostaligjike, 7 marsi mori një ngjyrim tjetër në këtë takim. Figura e mësuesit edhe pas shumë vitesh vazhdon të ruajë të njëjtin vend në jetën e këtyre ish-studentëve të cilët busull në jetë kishin pikërisht kontributin e tyre.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mësuesve të cilët nuk jetojnë më por lanë shenjë në jetë falë kontributit në fushën e arsimit si, Mehmet Hoti, Arif Gashi, Hysen Alibali, Ligor Guri, Luan Shatku, Smaj Hoxha.

Artikulli paraprak7 MARSI, RITA NDOCI URIM ME KËNGË NGA GJERMANIA
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDIUESI BAÇI KRITIKON REFORMAT ARSIMORE