Studiuesi dhe kritiku letrar Agim Baçi i ftuar në Shkodër nga një grup të rinjsh për të zhvilluar një bisedë ndër të tjera u ndal tek arsimi në Shqipëri duke qenë se festojmë 7 marsin, ditën e mësuesit. Studiuesi Baçi kritikoi reformat në arsimin shqiptar duke thënë se figura e mësuesit është degraduar.

Studiuesi Baçi vlerësoi edhe kontributin e nënave shqiptare duke qenë se festohet edhe 8 marsi, dita e gruas duke kërkuar që nënat shqiptare të mos kujtohen vetëm një ditë por gjatë gjithë vitit.

Të rinjtë e pranishëm drejtuan pyetje të ndryshme rreth punës të studiuesit Baçi ndërsa bashkëbiseduan me të për tema nga më të ndryshmet por edhe sfidat që ka rinia sot.

Artikulli paraprak7 MARSI, PROFESORË E STUDENTË TAKIM PAS 46 VITESH
Artikulli tjetërSIRIANËT, MYFTIU SYTARI: KUR VRITET NJË VRITET NJERËZIMI