Shtatë vite më parë, më 5 nëntor 2016, 38 martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë u shpallën të lumë dhe shenjtorë nga Vatikani në ceremoninë e zhvilluar në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Në përkujtim të kësaj ngjarje historike në katedrale u zhvillua mesha e shenjtë. Në natën e martirëve, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra përkujtoi edhe meshën e parë me 4 nëntor 1990 që shënjoi rikthimin e besimit në Shqipëri…..

Arqipeshkëvi Massafra në përkujtim të martirëve, dërgoi edhe një lutje për viktimat e luftës mes Izraelit dhe Palestinës…

Martirët e lumë të Shqipërisë janë një grup prej 38 shenjtorësh të vrarë përgjatë diktaturës komuniste në Shqipëri pas vitit 1945. Një pjesë e tyre u vranë pa gjyq ndërsa të tjerë u torturuan në burgje dhe u vranë nga regjimi monist. Më 5 nëntor 2016 Vatikani i shpalli të lumë këta martirë për kontributin që dhanë dhe vuajtjet që pësuan derisa dhanë jetën për fe dhe atdhe.

Artikulli paraprak“NUK DOJA TË VDISJA E VIRGJËR”, ZBRET NË LEZHË
Artikulli tjetërDËSHMITË E MARTIRËVE PËRPARA PUSHKATIMIT