Monodrama “Nuk doja të vdisja e virgjer”, zbriti këtë fundjave në Lezhë.Shfaqja teatrale e bazuar në librin e shkruar nga shkrimtarja italiane me aftësi të kufizuara Barbara Garlaschelli, u vu në skenen e qendres kulturore të fëmijeve nga regjisori Gjergj Mena, me aktor Ina Gjonçin dhe katër të rinj.

Kjo monodramë synon të jetë një rrëfim i kthjellët, i thjeshtë, pa klithma, që hedh dritë më shumë mbi ngjashmëritë sesa mbi dallimet, më shumë mbi emëruesin e përbashkët që është “njeriu” dhe ndjesitë e tij, që nuk kanë kufizim.Virgjëria” këtu nuk është vetëm në konceptin fizik por në shumë dimensione, që të mos vdesësh e virgjër, e paprekur nga jeta thotë regjisori i shfaqjes Gjergj Mena

Shfaqja teatrale nuk “Nuk doja të vdisja e virgjer”, zgjati për rreth 60 minuta duke tërhequr në maksimum vemendjen e publikut lezhjanm që e ndoqi me mjaft vemendje.

Artikulli paraprakBUXHETI 2024, DEPUTETJA E PD: SHUMË PAK FINANCIM PËR ARSIMIN PROFESIONAL
Artikulli tjetër7 VITE NGA SHENJTËRIMI I 38 MARTIRËVE TË KISHËS