Klubi filatelik i Shkodrës përkujtoi gjatë së shtunës 70 vjetorin e krijimit të tij.

Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” fillimisht u mbajt konferenca mbi ecurinë e filatelisë shkodranE. Lorenc Kaçulini, drejtues i klubit filatelik të Shkodrës përmendi disa prej figurave kyçe në historikun 70-vjeçar.

Koleksionisti Jovan Basho solli për pjesëmarrësit disa pulla të rralla të Postës Italiane në Shkodër Pas përfundimit të konferencës u prezantuan për publikun dhjetëra pulla postare të vjetra, kartëmonedha dhe monedha të para 2000 viteve Për të gjithë filatelistët pjesëmarrës u shpërndanë certifikata mirënjohjeje. Të pranishëm ishin edhe filatelistët Giuseppe Razza e Thimi Nika.

Artikulli paraprakIDMC, NË VENDËT E KUJTESËS NË SHKODËR
Artikulli tjetër15 OPERATORË PËR TË VETËPUNËSUARIT NË BUJQËSI