Përmes 15 operatorëve të shpërndarë nga Drejtoria e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në qarkun e Shkodrës është zgjidhur përfundimisht çështja e sigurimit për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Sipas drejtoreshës rajonale, ky numër operatorësh në terren e ka të përcaktuar qartë se ku do të veprojë. Staka foli gjithashtu edhe për rritjen e pagesës minimale, e cila paralelisht sjell edhe rritjen e masës kontributive, qoftë kjo për të vetëpunësuarit apo kontributin vullnetar.

Ndër vite, të vetëpunësuarit në bujqësi nga Malësia e Madhe dhe Puka janë detyruar që pagesat kontributive t’i bëjnë pranë degës rajonale në Shkodër. Me shpërndarjen e operatorëve në zona, tashmë procedurat kryhen në ditë të caktuara pranë njësive administrative.

Artikulli paraprak70 VJET FILATELI SHKODRANE
Artikulli tjetër“POEZIA E PA BOTUEME”, FITON ARJOLA ZADRIMA