718 kallëzime penale – Korrupsioni & mashtrimi financiar, KLSH: 191 mld lekë dëmi në 4 vite

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë viteve 2012-2016 ka bërë 718 kallëzime penale ndaj institucioneve shtetërore për korrupsion dhe mashtrim financiar. Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, u shpreh në konferencën rajonale se dëmi i llogaritur në buxhetin e shtetit është në masën 191 mld lekë. Në harkun kohor prej 4 viteve (2012-1016), Kontrolli i Lartë i shtetit ka bërë 718 kallëzime penale ndaj instucioneve shtetërore për shkak të shkeljeve të konstatuara për korrupsion dhe mashtrim financiar. Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, bën me dije se dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit në këto shkelje llogaritet në masën 191 mld lekë. Leskaj: 219 kallëzime penale për 718 perosna, ose e thënë ndryshe ne këto 5 vite kemi adresuar një kallëzim penal në javë apo një kallëzim penal për çdo tre auditime të zhvilluara. Ky numër është 1.5 herë më i lartë se 10 vitet e mëparshme 2002-2011 të marra sëbashku. Për periudhën 2012-2016 në këto 5 vite dëmi ekonomik i evidentuar dhe bërë publik arrin në shumë 191 miliardë lekë. Për një vend që aspiron integrimin, tha Leskaj, duhet të ketë strategji kombëtar efektive kundër korrupsionit në institucionet shtetërore. Leskaj: Vënien para përgjegjësive të shkaktarëve të tij me synimin e krijimit të një klime parandaluese dhe dekurajuese ndaj abuzimeve. Megjithatë realiteti konkret në Shqipëri tregon se pavarësisht arsyeve të jashtme nuk kemi qenë të suksesshëm në këtë drejtim. Deklaratat Leskaj i bëri gjatë një konference rajonale me homologët dhe ekspertë të fushës ku u evidentua roli i institucioneve supreme të auditivit në përpjekjet dhe punën e tyre për zbulimin e korrupsionit dhe mashtrimit financiar.

Artikulli paraprakSHORTI NË KQZ, LSI E PDIU ME ANËTARË NË GRUPET E NUMËRIMIT
Artikulli tjetërPROKURORIA: GRUPI ME LAVDËRIM MUHAXHERIN PLANIFIKUAN SULMIN NË SHQIPËRI-IZRAEL