Një 74-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi ka qëlluar me thikë një 50-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi me inicialet T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S.”, ka bërë të ditur policia.

Artikulli paraprakSHAHINI: DYSHOHET SE HELMIMI NË SHKOLLËN “JANAQ KILICA” KA PASUR NXITJE ME INSPIRIM POLITIK
Artikulli tjetërDËNOHET ME 23 VITE BURG PËR PËRDHUNIM REGJISORI HARVEY WEINSTEIN