Ministrja e Arsimit, Besa Shahini foli për situatën e helminit në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Ajo tha se ngjarja ka pasur nxitje edhe nga jashtë me inspirim politik, duke shtuar se opozita ka ndikuar edhe në shkollë.

Shahini: Rasti i hedhjes së një sprajt që përdor për vetëmbrojtje, u mor parasysh nga policia. Një nxënës e përdori dhe është ndëshkua dhe u mor si një çapkënllëk në shkollë. Ndërsa kur ndodhi herën e dytë me një pasojë shumë më të madhe. Doktorët dhe infektologët sqaruan se ky prajt nuk shkakton probleme afatgjata.

Nxënësit u panikosen. Nga hetimet e policisë rezultoi se kishte më shumë nxënës të përfshirë edhe nga jashtë, por dyshohet se ka pasur nxitje me inspirim politik. Opozita kishte formën e vet më të dhunshme të shprehjesh dhe duket se ka ndikuar edhe shkollës.

Kur vizitova shkollën kishte shumë përfaqësues të opozitës që nuk kuptoj pse duhet të ishin aty.

 

Artikulli paraprakTHIRRJA E BASHËS: TË SIGUROHEN PAJISJET PËR STAFET MJEKËSORE, NUK MJAFTON FONDI I VËNË NË DISPOZICION
Artikulli tjetër74-VJEÇARI QËLLON ME THIKË 50 VJEÇARIN, ARRESTOHET