8 gjoba të papaguara, policia i bllokon makinën shoferit

Të shumta janë rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor të cilat kanë shtuar edhe numrin e aksidenteve kohët e fundit në vendin tonë. Plot 400 gjoba në ditë ka vendosur Policia Rrugore e Tiranës, në javën e fundit. Sipas të dhënave të policisë brenda 1 jave janë vendosur 2764 gjoba. Më shumë gjoba janë vendosur për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për përdorimin e celularit në makinë dhe për parakalim të gabuar. Nga masat e marrë në javën e fundit janë pezulluar 110 leje drejtimi për shkak se shoferët kanë shkelur Kodin Rrugor. Në videt e Policisë dallohet moment kur oficerët e Policisë arretojnë disa prej shofereve të cilët drejtojnë makinën në gjendje të dehur. Ka edhe nga ata shoferë të cilëve u pezullohet leja se kalojnë me semafor të kuq, ndërkohë që një qytetari I është bllokuar makina sepse kishte 8 gjoba të papaguara. Policia Rrugore e Tiranës thotë se shoferët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi do të vijojnë kontrollet. Njoftimi i Policisë: Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor si dhe rritjen e sigurisë, gjatë një jave policia ka evidentuar dhe ndëshkuar; 312 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit. 287 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit. 137 për parakalim të gabuar. 65 për shpejtësi tej normave të lejuara. 150 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj. Janë pezulluar 110 Leje Drejtimi. Nga këto: 19 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. 65 për shpejtësi tej normave të lejuara. 26 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Po gjatë javës së kaluar janë arrestuar 29 drejtues mjetesh nga këta: 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 18 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Artikulli paraprakDERDHET UJI RRUGËS, HELIKOPTERI PËR SHUARJEN E ZJARRIT BËN XHIRO KOT
Artikulli tjetërDISA GJYQTARË TË GJYKATËS SË LARTË LËNË PËRFUNDIMISHT MANDATIN