Për gratë në Gaza, 8 marsi është thjesht një datë në kalendar. Ato po luftojnë për mbijetesë, në kushtet kur shumë prej tyre janë vrarë, e të tjera përpiqen t’u sigurojnë mjetet minimale për mbijetesë fëmijëve të tyre. Kjo grua është zhvendosur në Rafah dhe gjithçka do, është që të sigurojë ilaçet për fëmijët e sëmurë.

“Me 8 mars këtu nuk është festa e gruas, sepse shumica kanë vdekur. Para sulmit të 7 tetorit, ne kishim një jetë të mirë e të sigurt, por që prej asaj date, gjithçka mori fund. Gratë e mijetuara nuk kanë të ardhme kanë humbur fëmijët e tyre. Çdo ditë këtu është bëhet edhe më e vështirë teksa kërkojmë ushqim, ujë dhe ilaçe dhe gjithçka duam, është armëpushimi”.

“Çfarë kemi fituar nga kjo luftë? Jemi shkatërruar. Vuajmë nga gjithçka; nga varfëria, nga trishtimi. Nuk ka ushqim, nuk ka ujë. Duhet t’i jepet fund luftës”.

Në Gaza që prej 7 tetorit janë vrarë rreth 31 mijë njerëz dhe qindra e mijëra janë plagosur. Mbi 1.7 milionë njerëz ose gati 80% e popullsisë është zhvendosur në Gazën jugore, ende nuk është marrë vendim për armëpushim. Sipas të dhënave të OKB-së shumë fëmijë në gaza kanë vdekur nga uria, ndërsa disa persona u vranë pak ditë më parë teksa qëndronin në radhë për të marrë ndihma ushqimore.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS, VOKSHI: SHQIPËRIA PO PËRBALLET ME NJË REALITET TË TRISHTË
Artikulli tjetërNEGOCIATAT PËR RIKTHIMIN E KUVENDIT NË NORMALITET, ZBARDHET TAKIMI I NIKOLLËS ME ÇUÇIN DHE BARDHIN