Projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit është miratuar në parim seancën e sotme të Kuvendi. Pro projektligjit kanë shkuar 81 vota, asnjë votë kundër, ndërsa 31 kanë qenë abstenim.

Sipas përllogaritjeve, për miratimin e këtij projektligji kanë shkuar edhe vota të opozitës, pasi maxhoranca e PS ka vetëm 74 vota, ndërsa bashkë me PDIU dhe Tom Doshin arrin 78 vota.

Tre vota janë nga PD ose LSI, ndërsa 31 votat abstenim i takojnë të gjitha opozitës. Sa i takon votimit nen për nen dhe në tërësi, ka pasur dakordësi maxhorancë-opozitës për t’i votuar seancën e ardhshme, pasi LSI ka depozituar disa amendamente në projektligjin për Vettingun në Policinë e Shtetit.

Artikulli paraprakSUKAJ: VLLAZNIA DUHET TË PRIVATIZOHET
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 26.02.2018