Ne mbledhjen e pasdites se shtabit të emergjencave në Prefekturën Shkodër, eshte diskutuar per situaten aktule te shkatuar nga reshjet dhe shkarkimet e HC,ndersa nuk kane munguar as debatet e ashpra mes Drejtorit te Pergjithshem te Emergjncave Civile Shemsi Premci dhe drejtuesve te Bashkise Shkoder.

Pëllumb Danika raportuar se 200 pako ushqime në Nj.A. Dajç. 8 ton për bagëtitë. Nivelet e kuotave në hidrocentrale janë rritur këtë të premte. Situata kërcënuese për shkak të reshjeve.

Prefekti Çesk Millja ka deklaruar se 20 ton ndihma kanë ardhur, 20 të tjera vijnë në ditët në vazhdim.

Shemsi Prençi ka deklaruar se :” Situata në rritje nga reshjet e ditëve të fundit. Shkarkimet e hidrocentraleve nuk kanë më efekt në shtimin e nivelit të ujit në NënShkodër. Të mos hapet panik në komunitet. Kolektorët nuk janë të pastruar mirë, as ata që administrohen nga Bordi i Kullimit, as nga bashkia Shkodër.

Fajtor edhe komuniteti, i cili ka zënë kanalet e kullimit me mbetje bimore. Kostoja e përafërt e përmbytjeve e vlerave bujqësore rezulton e përballueshme për buxhetin e shtetit. 1000 hektarë janë tokë shtetërore dhe livadhe”, ka thene Premci.

Gjate diskutimit ka patur përplasje verbale Prençi-Gjuraj për kanalet e kullimit.
Arben Gjuraj: Ju (drejtorit të EC) i drejtoheni vazhdimisht bashkisë për kanalet e kullimit. 12 kilometër kanale janë pastruar në periudhën shtator e në vazhdim.

Prençi: Asnjë kanal i pastruar që prej fillimit të vjeshtës.

Përplasje mes kryetares Ademi dhe drejtorit të EC Shemsi Prençi për letrën drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes nga ana e kryetares Ademi.

Ademi pohon se letra i është dorëzuar gjithashtu në dorë z. Prençi ndersa ky i fundit mohon të ketë marrë letrën.

Artikulli paraprakKORRUPSIONI, SHQIPËRIA NË VENDIN E 20-TË
Artikulli tjetërRRËZOHET HELIKOPTERI AMERIKAN, 7 USHTARË TË VDEKUR