Deputetja e PD per qarkun e Shkodres Izmira Ulqinaku ka reaguar ne facebook ndaj inspektimit te bere ne zonat e permbytura pasditen e se henes, nga zv. kryeminstrja Senida Mesi. Ne reagimin e Ulqinakut theksohet se:

Pas dy javësh nën ujë, banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, sot, në të errur, ka shkuar t’i shohë më në fund edhe zv. Kryeministrja Mesi. Vetëm tani që njerëzit filluan të evakuohen dhe po braktisin shtëpitë e zëna nga uji, zv.kryeministres dhe njëkohësisht deputete e Shkodrës i bie ndërmend t’i shohë zgjedhësit e saj që brenda një muaji e gjysëm u përmbytën disa herë nga shkarkimet e hidrocentraleve.

Si një qeveritare “e kujdesshme”, nuk harron t’i porositë banorët që janë në pikë të hallit, se duhet ata të reagojnë që të parandalojnë përkeqsimin e situatës, ndërkohë që i bën thirrje autoriteteve vendore për bashkëpunim. E vetmja gjë që mund t’i thuhet znj.

Mesi mund të jetë: O zonjë ku jeton? Ka 13 ditë që Bashkia e Shkodrës dhe deputetët demokratë të këtij qarku ju bëjnë thirrje orë e çast të shpallni emergjencën e pjesshme civile për zonat e përmbytura, sepse gjendja përkeqsohet nga dita në ditë, se këta banorë që po iu përmbytet toka bujqësore dhe shtëpitë, kanë nevojë për ndihmë.

Se po përmbyten vetëm nga shkarkimet e shumta nga kaskada e Drinit, që ka bllokuar edhe Bunën, e po përmbyten edhe lagjet e qytetit. Por ju dhe qeveria juaj nuk dëgjoni nga ky vesh, madje gjeni kohë dhe të na bëni dhe batuta, bashkë me “ironikun” e ministrisë së jashtme.

Mirë se na vjen vetëm si turiste, por na i kurse të paktën fjalët për ndërtimin e një plan veprimi për parandalim dhe zgjidhje afatgjatë te përmbytjeve në Shkodër. Ka katër vite që Bashkia e Shkodrës ju dërgon projekte në ministritë e linjës dhe asnjë projekt nuk është miratuar.

Përkundrazi, i vetmi hap i madh që ndërmori qeveria juaj ishte largimi i Drejtorisë së Bordit të Kullimit nga Shkodra në Lezhë. Ndërkohë që fondet për kanalet kanë qenë zero lekë.

Zonja zv. kryeministre, banorët e Obotit, Goricës dhe Shirqit, nuk kanë nevojë për fjalë, por përpërkrahje dhe ndihmë emergjente. Do t’ ishte mirë t’i vinit me lajmin e shpalljes së emergjencës. Keni gjetur skenën dhe kohën e gabuar për të bërë show.
Deklarate e deputetes izmira ulqinaku

Artikulli paraprakMEDIAT KROATE:NË MURET E DUBROVNIKUT, DROGË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërDEPUTETI GURAKUQI APEL AVOKATIT TE POPULLIT:KESHI NUK REAGON,MBRO QYTETARET