Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen nga mediat kroate si shkaktaret kryesore të ndotjes së brigjeve të Dubrovnikut.

“Dubrovacki Vjesnik” shkruan se mbeturinat vijnë për shkak të erërave jugore dhe rrymave detare, ndërsa ato duken qartë se janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse.

Brigjet e parkut kombëtar  janë mbushur me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.

Por mediat kroate njoftojnë se dy ditë më parë në muret e qytetit të Dubrovnikut janë shfaqur edhe pako me marijuanë. Sipas, “Dubrova?ki dnevnik”, janë gjetur pako me drogë.

Media kroate  raporton se forca policore po kontrollon në zonë për paketa të tjera të marihuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafet, nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT ME GREQINË ,PRESIDENTI META AUTORIZON DITMIR BUSHATIN
Artikulli tjetërIZMIRA ULQINAKU REAGON NDAJ INSPEKTIMIT TE SENIDA MESIT NE ZONAT E PERMBYTURA