Familjarët e viktimave të 9 janarit dhe shoqatës që mban të njëjtin emër kanë reaguar ndaj deklaratës së ish drejtorit të policisë së shtetit Bajram Ibraj në kohën kur ndodhi tragjedia në vitin 2004. Familjarët hedhin poshtë akuzat e ish drejtorit Ibraj se policia e shtetit nuk kishte gisht në atë ngjarje ndërsa shprehen se Ibraj është fajtori më i madh në atë ngjarje.

Dy javë më parë shoqata “9 janari” i është drejtuar SPAKUT dhe kryeprokurorit pas krijimit të organeve të reja të drejtësisë për të zbardhur të plotë tragjedinë e 16 viteve më parë në detin e Vlorës.

Pak ditë më parë pas 16 vitesh nga tragjedia e 9 janarit 2004 ish drejtori i policisë së shtetit tha se ai vetë por edhe policia nuk kishin gisht në atë ngjarje të rëndë ndërsa familjarët e viktimave pretendojnë të kundërtën. Në 9 janar 2004, 27 djem dhe vajza humbën jetën dhe 8 të tjerë janë ende të zhdukur ndërsa u nisën me një udhëtim me gomone drejt Italisë për një jetë më të mirë por ai udhëtim u kthye në një tragjedi.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE E DREJTIM MJETI NË GJENDJE TË DEHUR, 8 TË ARRESTUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKRIMTARI MARKU: PROBLEM MUNGESA E KRITIKËS