Pa frikë mund të thuhet se Vllaznia ka gjetur vetveten e saj me trajnerin Armando Cungu.

Si djalë i qytetit dhe ish-futbollist i kësaj skuadra dhe një trajner me vlera dhe arritje, Cungu po e kryen mësëmiri misionin e tij, për ta shpëtuar Vllazninë nga rënia prej Superligës. Shumë kush do të donte ta shihte Cungu dhe Vllazninë në të tjera pozita, të luftonte për fitimin e trofeve por si shkak i situatave të krijuara vitet e fundit dhe keqtrajtimit që i është bërë trajneri shkodran e mori ekipin kuqeblu thuajse në zgrip dhe gradualisht arriti ta ngrinte falë vullnetit dhe grintës që e karakterizon. Në vetëm 9 ndeshje nën drejtimin e Cungut Vllaznia ka arritur të që të marrë 14 pikë, më shumë se gjysmën, çka mund të quhet një shifër pozitive. 5 ndeshje i ka luajtur brenda Vllaznia dhe 4 jashtë fushe ndaj edhe nuk ka qenë tejet e lehtë për të grumbulluar 14 pikë. Kuqeblutë kanë luajtur me ekipe si Skenderbeu, Partizani, Laçi, Tirana, Tërbuni apo edhe Bylis duke arritur që t’i marrë pikë si skuadrave pretendente por edhe dy rivalëve direkt që kishte në luftën për mbijetesë në fundit e renditjes. Nëse kampionati do të niste në momentin kur erdhi Cungu sot Vllaznia do të ishte në vendin e katërt me 14 pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të këtyre 9 javëve në Superligë. Kuqeblutë do të rivalizonin denjësisht edhe në Kupat e Europës sepse në këto 9 javë Skenderbeu ka mbledhur 20 pikë, Partizani 19, Kukësi 17 dhe më pas vijnë Vllaznia dhe Kukësi me nga 14 pikë, vetëm 3 më pak se kuksianët. Në të njëjtën kohë në tre ndeshjet e fundit Vllaznia ka 3 fitore radhazi si asnjë prej ekipeve të tjera. Përveç këtyre statistikave që kanë një domethënie shkodranët kanë zhvilluar edhe një futboll të bukur gjatë këtyre 9 javëve. Vllazinia praktikisht e ka siguruar mbijetesën edhe pse matematikisht ka ende për të luftuar. Këto rezultate pozitive teksa sezoni po shkon drejt fundit janë një sinjal i qartë se sezonin e ardhshëm Cungu dhe Vllaznia e tij është e gatshme për të kërkuar shumë më shumë se sa mbijetesën por gjithnjë nëse gjendet një zgjidhje për të patur një buxhet më të madh për ta rikthyer këtë skuadër aty ku i takon.

Artikulli paraprakGENTIAN NDOJ, ZGJIDHET SEKRETARI I KËSHILLIT TË BASHKISË VAU DEJËS
Artikulli tjetër“INTERACTIVE” 12 PUNIME TË PIKTORIT SHKODRAN SYTKI BRAHIMI