Mbasditen e së hënës në galerinë e arteve Shkodër është hapur ekspozita personale e piktorit të njohur shkodran Sytki Brahimi.

Kjo espozitë është titulluar “Interaktive”, një cikël me përmbajtjen e 12 punimeve të cilat janë nga krijimtaria e periudhës së fundit të autorit tashmë të konsoliduar në gjuhën e tij të karakterit ekspresionist. Të pranishëm në këtë ekspizitë ishin të shumtë si familjarët e tij, por edhe mjaft miq e artëdashës të pikturës. Në prezantimin e kësaj ekspozite I pari e mori fjalën drejtori I galerisë së arteve zoti Artan Draçini. Në lidhje me pikturat abstrakte të Sytki Brahimit foli edhe nën kryetari i këshillit të qarkut zoti Maxhid cungu. Më tej vete autori I 12 pikturave abstrakte tha: Në ekspozitën “interactive” ajo që binte më shumë ne sy ishin pikturat me mjaft ngjyra të forta, ku abstraksioni I tyre të impononin që të ndaleshe para tyre që te kuptoje se cfarë domethenieje ka, e një gjë të tillë e citoi edhe vetë autori në prezantimin e ekspozitës.

Artikulli paraprak9 JAVË, VLLAZNIA E CUNGUT TRANSFORMOHET NË LOJË DHE REZULTATE
Artikulli tjetërFRIKA NGA TERRORIZMI, SHTOHEN KONTROLLET NE AEROPORTIN “NËNË TEREZA”