90-vjetori i lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, është përkujtuar këtë të enjte në Prishtinë.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Prishtinë organizuan premierën e filmit dokumentar “Koha e pelikulës”, prodhim i Qendrës Kombëtare te Kinematografisë dhe RTSH-së, dedikuar regjisores Xhanfise Keko.

Kujtim Gashti, ministri i Kulturës, tha, se përkujtimi i një figure kaq të rëndësishme si Xhanfize Keko, është nderim për shqiptarët kudo që janë. Ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, theksoi, se Xhenfize Keko, mbetet një nga figurat më të spikatura të regjisurës shqiptare.

Vlerësim për regjisoren e dhjetra filmave shqiptarë, kanë dhënë edhe bashkëpunëtorët e saj. Xhanfize Keko ishte një regjizore e shquar e shekullit të XX-të.

Ajo ishte regjizorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi. Keko është gjithashtu edhe kineastja e parë femër në Shqipëri, kujtime këto që për të pranishmit i ka sjellë djali i saj, Ilir Keko.

Ajo lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër, ku për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, të realizuar artistikisht, por edhe me vlera edukative.

Në vitin 1984 Keko u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e shumë filmave, si: Taulanti Kërkon një motër, Kur xhirohej një film, Partizani i vogël Velo, Tomka e shokët e tij, Tinguj Luftë, Beni ecën vetë, Mimoza llastica etj.

Xhenfize Keko u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2007.

Artikulli paraprakDËRGOI BUJAR SHESHIN NË KLP, PD DHE LSI KËRKOJNË PEZULLIMIN E KRYEPROKURORES ARTA MARKU
Artikulli tjetërPRANGOSEN DY GRABITËS SHQIPTARË, PERLESHEN ME POLICET GJATE ARRESTIMIT