Në kuadër të luftës anti-kanabis, u zhvillua në qytetin e Pukës takimi radhës me kryetarët e njësive vendore dhe inspektorët e shërbimit pyjor pranë bashkisë Pukë.

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj dhe Drejtori e Policisë së Qarkut të Shkodrës Vehbi Bushati shprehën vendosmërinë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në të gjithë zonën veriore e cila deri një vit më parë u rëndit ndër zonat me kultivim masiv.

Kryetarët e fshatrave dhe inspektorët e shërbimit pyjor pranë bashkisë së Pukës cdo muaj do të plotësojnë një formular lidhur me kontrollin e territoreve ku ata veprojnë .

Në rast se gjendet lëndë narkotike ata do të ngarkohen me përgjegjësi penale u tha në takimin e zhvilluar kundër kultivimit të drogës.

Artikulli paraprakURA “BARDHAJ” FUT NË SHERR SHOFERËT
Artikulli tjetërURA E DROJËS, SITUATA MBETET E NJËJTË