95 vitë më parë në 2 mars të vitit 1925 në Bari të Italisë u vra Luigj Gurakuqi, një prej patriotëve dhe njerëzve më të mëdhenj të kulturës. Sot pas 95 vitesh nga vrasja e tij në Shkodër por edhe në rang kombëtar nuk u zhvillua asnjë aktivitet në përkujtim të kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.

Studiuesi Gjovalin Çuni tregon se Luigj Gurakuqi nuk ishte vetëm një politikan por edhe një njeri i kulturës që la pas disa vepra të rëndësishme.

Luigj Gurakuqi ashtu siç dihet dha një kontribut të çmuar edhe si politikan duke qenë një prej nënshkruesve të deklaratës së Pavarësisë bashkë me Ismail Qemalin por edhe një sërë angazhimesh të tjera politike.

Institucionet thotë studiuesi Çuni duhej të kishin zhvilluar të paktën një aktivitet sado të vogël qoftë për përkujtimin e figurës të Luigj Gurakuqit.

Përveç emrit të Luigj Gurakuqit ka mbetur shumë pak nga ai sepse shtëpia ku ka jetuar është përvetësuar duke mos qenë një muze ashtu siç ka mbetur shumë pak nga sendet që ai ka përdorur e ndërsa tashmë po lihet në harresë pavarësisht se është një prej emrave më të mëdhenj që ka kombi shqiptar.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH DONATORËT MË TË MËDHENJ TË RINDËRTIMIT/ SORECA: KEMI STRUKTURË PËR KOORDINIMIN E NDIHMAVE, SHBA: ASISTENCË TEKNIKE PËR FONDET
Artikulli tjetërSHKODËR, JAVA E AKTIVITETEVE TË 8 MARSIT