Kryeministri Edi Rama flet në mbledhjen e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit ku të pranishëm janë ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, i BE-së, Luigi Soreca, përfaqësues të qeverisë turke, dhe përfaqësues të vendeve dhe organizatave që dhuruan dhe dhanë fonde për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, në konferencën e Brukselit ku u mblodhën 1.15 miliardë euro.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë, jemi përpjekur të kuptojmë se si është ndërtuar suksesi apo të kuptojmë përse ka ndodhur dështimi. Për ne kjo është përvoja e parë. Gjëja më e mirë për të bërë ishte të kërkonim ndihmën tuaj, sepse ju do të duhet të garantoni palët tuaj, por po kështu edhe pse mund të sillni këtu mjaft njohur, falë ekspertizës që keni ndërtuar përgjatë viteve në vendet tuaja.

Të gjithë ju erdhët në Bruksel me zemrën plot, e premtuam shumë gjëra të mira. Sfida aktualisht është që të gjitha këto kontribute të bëhen bashkë. Sepse nëse do të llogarisim kontributet për shkollat janë më shumë seç ne kemi nevojë. Na duhet të sigurohemi që kemi atë që duhet, që pjesa tjetër të shkojë diku tjetër. Është shumë e rëndësishme të vendoset bashkarish.

Nuk dua thjesht që paratë e tatim-paguesve tuaj, apo e kontribuuesve tuaj kur bëhet fjalë për organizatat të shpenzohen drejt, por dua përmes këtij komiteti, të garantoj që edhe paratë e tatimpaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrën e duhur”, tha Rama.

“Të mos harrojmë datën 17 shkurt dhe në fakt slogani është i njëjtë, së bashku për Shqipërinë. Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm ndaj këtij vendi ku ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara tani. Jemi krenar që kemi marrë përsipër organizimin për konferencën, na janë dashur shumë përpjekje, megjithatë pritshmëritë tona u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh jemi të gatshëm të vijojmë me fazën pasardhëse.

Kemi diskutuar me ministrin e Rindërtimit për t’u siguruar që jo vetëm të jemi të shpejtë në rezultate, por dhe efektivë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Fakti që shtohet përtej rindërtimit në vetvete, e bën rolin e BE edhe më të rëndësishëm për shkak se jeni në rrugën drejt integrimit. Ne e ndjejmë që kemi një detyrim për të ndihmuar dhe për të këshilluar.

Për ta bërë këtë ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë proces, por gjithashtu edhe me skuadrën që do ta drejtojë këtë program, duke filluar me ministrin, që të sigurohemi që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente.

Ne jemi në pikën që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 milionë të mund të përdoren shumë shpejt, dhe presim fundin e kësaj jave të japim rezultatet e para. Është e rëndësishme t ëjemi të gjithë së bashku. Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtarë që të koordinohemi me ju dhe ndërmjet vetes, ndërmjet nesh.

Nuk është nevoja për një strukturë të re, Ne kemi formatin e partnerëve të bashkëpounimit dhe zhvillimit, dhe kjo duhet të funskisonojë për tu siguruar që të mos ketë mbivendosje, ose mospërkimeve mes premtimeve dhe kontributeve në praktikë.

Ju po na sfidoni si BE dhe ne na pëlqen kjo gjë. Na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e rindërtimit, dhe do të kemi strukturë ekspertës në komitetin shtetëror të ndërtimit.

Po ka afate kohore që duhen realizuar, megjithatë ne punojmë ditë e natë për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Është kënaqësi që shohim që po organizoheni brenda vetit për një proces transparentë.

Do të ofrojmë ndihmën teknike për tu siguruar që donacionet nga vende të ndryshme, përfshi edhe tonat, do të shpenzohen në mënyrë të duhur në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 04.03.2020
Artikulli tjetër95 VJETORI I VRASJES, SI U LA NË HARRESË LUIGJ GURAKUQI