Familja e të lumit Gjon Gazulli i cili u shpall martir bashkë me Atë Luigji Paliq më 16 nëntor në Shkodër nga Vatikani morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të monumentit në nder të tij tek varrezat katolike të Rrmajit. Nipi i Gjon Gazullit, Gjovalin Gazulli tregon se si xhaxhai i tij u var nga Mbreti Zog në vitin 1927 sepse kundërshtoi marrëveshjen e Zogut me Ish Jugosllavinë. Sot pas 97 vitesh nipi i tij thotë se kryengritjen Gjon Gazulli nuk e bëri me armë siç u akuzua por me fjalë.

Përveç varjes në litar të Dom Gjon Gazullit edhe pjesa tjetër e familjes u persekutua sin ë kohën e Mbretit Zog po ashtu edhe përgjatë komunizmit teksa njëri prej vëllezërve u vra dhe tjetri nuk u lejua të futej në Shqipëri.

Sot pas 97 vitesh amaneti nuk është përmbushur shprehet pasardhësi i të lumit Atë Gjon Gazulli sepse eshtrat e xhaxhait tjetër të tij Nikollë Gazulli, edhe ai klerik dhe autor i fjalorit të fjalëve të rralla shqipe, nuk janë gjetur ende që nga 1945-sa kur u pushkatua nga komunistët ndërsa ka një apel për shtetin shqiptar.

Më 16 nëntor në Shkodër u kremtua mesha për lumnimin e Dom Gjon Gazullit dhe Atë Luigji Paliq të cilën një ditë më pas e përshëndeti edhe Papa Françesku nga Vatikani. Me lumnimin e tyre shkon në 40 lista e martirëve shqiptar.

Artikulli paraprak“PENSIONISTËT DO TË PËRFITOJNË BONUSE EDHE NË PRANVERË”, RAMA: NUK DO TË PREKET STABILITETI EKONOMIK I VENDIT
Artikulli tjetër“KAMPI I GJADRIT NË PRONË PRIVATE”