
“EKO Mendje”, në kuadër të fushatës për policimin rrugor dhe rritjen e sigurisë në rrugë, zhvilloi një aktivitet sensibilizues për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave në qytetin e Shkodrës.
Në qendër të kësaj nisme u organizua një ekspozitë në terren dhe art rruge me aktorë të cirkut, që synonin të përcillnin mesazhe ndërgjegjësuese mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kujdesin në lëvizje.
Ndërkohë, Mirsad Basha tha se edhe gjobat ndaj këmbësorëve dhe përdoruesve të biçikletave mund të ndikojnë pozitivisht në rritjen e ndërgjegjësimit dhe kujdesit në rrugë.
Aktiviteti u mbështet nga Ambasada Suedeze përmes programit “Policimi Rrugor” dhe u realizua në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë Rrugore. Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të reduktuar aksidentet dhe për të promovuar lëvizjen e qëndrueshme në qytetin e Shkodrës.


