
Një aksident ne pune është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit ne Mirdite, ku ka mbetur i plagosur një minator që punonte për kompaninë “Tete Albania”.
Sipas informacioneve paraprake, minatori E.Gj është dëmtuar gjatë punës në galeri, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes. Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Minatori nga Mirdita eshte goditur nga nje shkemb brenda galerise, ndersa ne lidhje me rastin kane nisur menjeher hetimet.


