
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, vizituan në Spital tre të rinjtë nga Kosova që po marrin trajtim mjekësor pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e se merkures në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.Sipas ambasadorit Durmishi, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ata vijojnë të jenë nën kujdesin e vazhdueshëm të bluzave të bardha në urgjencën e Lezhës.Ai falënderoi ekipet mjekësore dhe strukturat vendore për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e ofruar, ndërsa shprehu solidaritetin me familjet e personave të përfshirë në këtë ngjarje tragjike.
2 te rinj Kosovar Leonit Aliu 22 vjeç dhe Jetmir Binaku 23 vjeç, humben jeten pasi u moren nga dallget dhe u mbyten ne det ne plazhin e Ranes se Hedhun ne Shengjin, ndersa tre shoket atyre arriten ti shpetojne tragjedise dhe po marrin mjekim ne Spitalin Rajonal te Lezhes, ku fatmiresisht ndodhen jashte rrezikut per jeten.


