Besëlidhja ka ndarë pikët me Burrelin, në një sfidë të vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë, e cila është mbyllur në barazim pa gola, me rezultatin 0-0. Skuadra lezhjane nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në këtë transfertë, duke u mjaftuar me një pikë në përballjen ndaj matjanëve. Përballja në Burrel ishte një sfidë e luftuar për të dy ekipet, por asnjëra prej dy skuadrave nuk arriti të shfrytëzojë ato pak raste që ishin për të ndryshuar shifrat. Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Klevis Hima, ishte i pakënaqur me atë që dha ekipi i tij në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, trajneri shkodran i Burrelit, Samuel Nikaj ishte i kënaqur me këtë barazim, teksa tha se përballë ishte Besëlidhja, një ekip i investuar mirë këtë sezon.

Tashmë, Besëlidhja do të përqendrohet te sfida e rradhës ndaj Kastriotit në shtëpi, teksa synimi do të jetë për të marrë tre pikët e plota dhe për të përmirësuar pozitat në renditjen e kampionatit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNI DINJITOZE, KUQEBLUTË FITOJNË NDAJ DINAMOS
Artikulli tjetërKUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQËNDRUESHME, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË MARTË