Lezha ka përkujtuar dy nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, Migjenin dhe Dritëro Agollin, përmes aktiviteteve që synojnë të mbajnë gjallë veprën dhe kontributin e tyre në kulturën kombëtare.Në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së Migjenit, në ambientet e Bibliotekës “Gjergj Fishta” u hap një ekspozitë me veprat e shkrimtarit, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë e tij dhe mesazhet që përcjell ajo edhe për lexuesit e sotëm.

Ndërsa në 95-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, u organizua një aktivitet muzikor-letrar në kujtim të poetit dhe shkrimtarit, një prej emrave më të spikatur të letërsisë shqipe.

Migjeni dhe Dritëro Agolli mbeten dy zëra të veçantë të letërsisë shqiptare, ndersa përkujtimi i tyre përmes aktiviteteve kulturore është një mënyrë për të ruajtur kujtesën letrare dhe për të afruar brezat e rinj me autorët që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në kulturën dhe identitetin kombëtar.

https://youtu.be/19_fYYqeTF8

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIRIA E SHPREHJES DHE PRIVATËSIA NË MEDIA
Artikulli tjetërLEZHË, POLICIA PARANDALON NJË VRASJE