
Këshilli i Qarkut Shkodër ka nderuar me titullin e mirënjohjes Nikollë Gegajn, personalitet i jetës politike dhe publike të shqiptarëve në Mal të Zi, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij ndër vite dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou vlerësoi veprimtarinë e Gegajt, i cili ka shërbyer për katër mandate si deputet në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës së Tuzit.
Vlerësimi u dha me propozimin e shoqatës jofitimprurëse “MalësiaArt Tuz”, e drejtuar nga doktor Rrok Gjolaj.
Për shqiptarët në Malin e Zi, Shkodra ka qënë gjithmonë një shtëpi e dytë dhe ky vlerësim është një tjetër deshmi e ketyre lidhjeve.


