Vllaznia do të luajë në transfertë ndaj Egnatias, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i kuqebluve, Csaba Laszlo, së bashku me futbollistin Xhezair Avduli, në konferencën për shtyp, folën për përgatitjet e skuadrës dhe pritshmëritë për përballjen e rradhës. Trajneri Laszlo tha se pavarësisht se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ekipi i tij do të shkojë në Rrogozhinë për më të mirën.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Vllaznisë, Xhezair Avduli u shpreh se do të japin maksimumin edhe ndaj Egnatias dhe do të synojnë të marrin tre pikët.

Vllaznia synon të marrë një rezultat pozitiv në transfertën ndaj Egnatias, në një përballje që do të luhet ditën e dielë në orën 18:30 në Rrogozhinë, e cila pritet të jetë mjaft e luftuar.

https://youtu.be/hvLE1prjSow

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAUTORJA GABRIELA LAZRI BOTON LIBRIN E SAJ TË PARË
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA FITON ME SET FINAL NDAJ TIRANËS