
Autorja Gabriela Lazri ka botuar librin e saj të parë, “The Exile of the Self – Thellësia si rezistencë në Epokën e Ekspozimit”, një ese filozofike që fton lexuesin të reflektojë mbi rëndësinë e ruajtjes së botës së brendshme, sovranitetit të shpirtit dhe integritetit personal. Për autoren, ky promovim shënon një moment të veçantë në rrugëtimin e saj krijues.
Promovimi u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Pena e Shkodrës”, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Atelie. Në qendër të librit është figura e poetes amerikane Emily Dickinson, ndërsa të pranishmit ndanë vlerësimet dhe analizat e tyre mbi veprën dhe rëndësinë e artit në epokën e ekspozimit.
https://youtu.be/oa2DwlvSWPQ


