
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e sistemit bankar, është shprehur se pavarësisht tensionit dhe presionit të ditëve të fundit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.
“Sistemi bankar është një shtyllë kurrizore e ekonomisë Shqiptare, që duhet të vazhdojnë aktivitetin normalisht, pa u cenuar. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.
Sistemi bankar është në funksion të biznesit dhe qytetarëve. Cenimi i tyre krijon problematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të gjithëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.
Unë ju falënderoj, garantoj kryeministrin, qytetarët, e bizneset, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë operimin siç ka vazhduar deri më tani. Do të donim të koordinomin sa më mirë punën, që të mos cenohen aktivitetet”, tha Sejko.


