
Në kuadër të Tetorit Rozë në Shkodër u zhvillua një aktivitet sensibilizues I titulluar “Eja, merre zemrën rozë!” ky organizim erdhi në ditën kombëtare të “depistimit të kancerit të gjirit”.
Sipas shifrave të bërë zyrtare në Shqipëri për këtë vit janë regjistruar mbi 800 raste të reja ku 19 raste janë shfaqur edhe tek meshkujt. Sa i takon Shkodres për vitin 2026 janë 30 raste. Mjekja onkologe Ana Xhuveli thotë se tek moshat e reja ndërgjegjësimi për të kryer vizita nuk mungon ndërsa ato që refuzojen janë moshat mbi 70 vjeç.
Ekzaminimet imazherike janë të hapur çdo ditë të vitit ndaj kjo i mundëson grave të kryejnë vizita pasi zbulimi i hershëm mund të shpëtoj një jetë.
Ky takim shërbeu edhe si një një mesazh i përbashkët ndërgjegjësimi për të gjitha gratë dhe vajzat, duke theksuar se kujdesi për veten është dashuri për jetën dhe se kontrolli i hershëm shpëton jetë.
https://youtu.be/1Efsk9BjAO0


