Në ditën e 14-të të tubimit, pas disa orësh përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Tubimit i janë bashkuar edhe pedagogë, duke iu bashkuar protestuesve në marshimin e tyre.
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore.

Ata ndaluan në pas përpara Kryeministrisë, ku vendosën edhe një pankartë me karikaturë, ku shihet Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç duke qarë.

Karikatura është vendosur nga protestuesit në tryezën e dialogut që Rama ka vendosur pranë shkallëve të Kryeministrisë. E më pas e grisën dhe i vunë flakën letrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË BALLDRE, 16-VJEÇARI DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITALIN E TRAUMËS
Artikulli tjetërPAVARËSISHT REFUZIMEVE, KRYEMINISTRI RAMA ‘KËMBËNGUL’ PËR DIALOG! FTON SËRISH PROTESTUESIT PËR BISEDIME