
Dhjetëra gra janë paraqitur pranë Poliklinikës së Shkodrës për të kryer mamografinë, në kuadër të muajit Tetor Rozë, që synon ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.
Për disa prej tyre, mamografia është kthyer në një kontroll rutinë, ndërsa për të tjera ky është ekzaminimi i parë. Ato ndajnë përvojat e tyre dhe u bëjnë thirrje grave të tjera të mos e neglizhojnë shëndetin.
Përtej ndërgjegjësimit që sjell Tetori Rozë, mesazhi i grave është që kujdesi për shëndetin nuk duhet të kufizohet vetëm në një muaj të vitit. Kontrollet e rregullta, sipas këshillave të mjekëve, dhe konsultimi në kohë janë hapa të rëndësishëm për zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore.
https://youtu.be/Aq8XaettP3A


