
Që në orët e para të mëngjesit në liqenin i Shkodrës sheh lëvizje të varkave të peshkimit, kjo periudhë përkon me kohën e qefullit . Ky sezon vë në lëvizje komunitetin e zonës së Shirokës të cilët merren me peshkim. Agim Kallmi peshkatar prej më shumë se 30 vitesh, thote se ka zënë në rrejtat e tij sot rreth 70 kg qefull.
Agimi tregon se procesi i peshkimit ka vështirësit e veta, hedhja e rrjetave bëhet gjatë orët e mbrëmjes ndërsa peshkatarët dalin pa zbardhur në ujrat e liqenit të Shkodrës. Sipas peshkatarit problem me gjuetinë e paligjshme nis nga Mali i Zi.
Për shumë familje në zonën e Shirokës peshkimi mbetet ekonomi bazë e cila trashëgohet brez pas brezi.


