
Shkodra u ndriçua rozë mbrëmjen e së hënës, në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Në ambientet e Kinema Republikës, mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes u bashkuan në një thirrje të përbashkët për kujdesin ndaj shëndetit dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore dhe shëndetësore, të cilët përcollën mesazhe ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për gratë që përballen me kancerin e gjirit. Në fokus ishte gjithashtu rëndësia e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm, si hapa të rëndësishëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Nën simbolin e fjongos rozë, Shkodra përcolli një mesazh të qartë për ndërgjegjësimin dhe solidaritetin me çdo grua që përballet me këtë sëmundje. Aktiviteti riktheu në vëmendje rëndësinë e kujdesit për shëndetin, kryerjes së kontrolleve në kohë dhe mbështetjes së vazhdueshme për gratë, pasi diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.


