Një defekt i ndodhur në nënstacionin elektrik ka lënë pa energji elektrike qytetin e Rrëshenit dhe zonat përreth. Ndërprerja e furnizimit ndodhi rreth orës 19:00 të së hënës, duke prekur familjet dhe bizneset që operojnë në këtë zonë.Menjëherë pas konstatimit të defektit, punonjësit e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) kanë dalë në terren për të evidentuar shkakun e ndërprerjes dhe për të kryer ndërhyrjet e nevojshme teknike. Grupet e punës u angazhuan për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike.

Pas rreth dy orësh ndërhyrje, defekti u riparua dhe energjia elektrike u rikthye në qytetin e Rrëshenit dhe zonat përreth, duke bërë të mundur normalizimin e situatës.Ndërprerja e furnizimit, megjithëse e përkohshme, shkaktoi shqetësime për banorët dhe bizneset e zonës. Pas përfundimit të ndërhyrjes nga punonjësit e OST-së, furnizimi me energji elektrike u rikthye, duke i dhënë fund problemeve të krijuara gjatë mbrëmjes.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNIS SEZONI I PESHKIMIT TË QEFULLIT
Artikulli tjetërTETORI ROZË, THIRRJE PËR KONTROLLE TË HERSHME