
Në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga Sektori i Arsimit në bashkinë Vau Dejës u zhvillua aktiviteti ndërshkollor i shahut “Shahisti i vitit”. Në këtë aktivitet sportitv morën pjesë 22 nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në bashkinë Vau Dejës.
Kampionati ndërshkollor i shahut kishte si synim të nxisë talentet e reja dhe të promovojë vlerat e sportit. Nxënësit pjesmarrës shprehen të kënaqur për zhvillimin e këtij kampionati që I jep mundësi atyre të shfaqin talentin e tyre në këtë sport.
Ky aktivitet u zhvillua në shkollën e mesme të bashkuar në Mjedë “Hasan Meti”, ndërsa në fund kampion I shahut u shpall Alehandro Ndoci.


