
Pas vitesh vështirësish për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, në fshatin Rranxa të Bushatit punimet për rikonstruksionin e rrugëve dytësore janë drejt fundit.
Kryebashkiaku Kristian Shkreli teksa inpektoi punimet foli për këtë investim I cili pritet të përmirësojë ndjeshem jetën e banorëve.
Ndërhyrja pritet të përmirësojë lëvizjen e banorëve dhe të lehtësojë aksesin në shërbimet e përditshme për rreth 700 familje që jetojnë në këtë zonë.Rikonstruksioni i rrugëve në Rranxa synon të përmirësojë kushtet e lëvizjes për qindra familje dhe të lehtësojë jetën e përditshme të banorëve. Tashmë, pritshmëritë e tyre janë që punimet të përfundojnë sipas afateve të parashikuara dhe rrugët e reja t’i japin fund vështirësive të hasura prej vitesh.


