
Një aksident i rëndë i ndodhur një ditë më parë në lagjen Bahçallek i mori jetën 67 vjeçares Edmonda Barbullushi. Gruaja po ecte në trotuar në momentin kur është goditur për vdekje nga një automjet që drejtohej nga 27 vjecarja Bleona Pashuku.
Sipas policisë dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese. Pronari i biznesit në të cilën u përplas automjeti Taip Kraja tregon momentin e aksidentit.
Ndërsa shqetësim për banorët në këtë segment të rikonstruktuar eshte mungesa e sinjalistikes, e cila bëhet shkak edhe për aksidente.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici, ndërkohe grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
https://youtu.be/lVLZfQpatqc


