Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind në tetor 2026, ritmi më i lartë pas Turqisë e cila është një krizë ta pazakonte inflacioni dhe Qipros që është vend ishullor dhe ka kosto furnizimi.

Në Bashkimin Europian, çmimet e ushqimeve në të njëjtin muaj u rriten me ishte 0,8%, rreth një e pesta e ritmit në Shqipëri.

Shqipëria kryesoi në shtrenjtimin e çmimeve edhe në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ishte më pranë, me një rritje prej 3,9%, i ndjekur nga Kosova me 3,1%, Maqedonia e Veriut me 2,0% dhe Serbia me 1,5%. Të pesë vendet shënuan rritje mbi mesataren e BE-së.

Të dhënat më të detajuara për Shqipërinë tregojnë se, peshku dhe produktet e tjera të detit u shtrenjtuan me 9,9%, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret me 9,4%. Të dy grupet shënuan rritje mbi dy herë më shumë se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve. Mishi u shtrenjtua me 4,6%, vajrat dhe yndyrnat me 4,2% dhe frutat me 3,7%.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT-it, perimet përbënin rreth një të pestën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në vitin 2025. I gjithë grupi ushqimeve dhe pijeve zinte 39,8% të buxhetit mujor të konsumit.

Në dhjetë muajt e këtij viti, Shqipëria importoi 142,3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, gati trefishin e vlerës së eksporteve të këtij grupi.

Në tregjet ndërkombëtare, indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s ishte 5,9% mbi nivelin e një viti më parë. Teksa qeveria shqiptare po përgatit si kundër masë uljen e TVSH-së për nga 20 % në 6% për produktet e shportës pritet një zbutje së paku i ritmeve të rritjes duke nisur nga janari i vitit që vjen./ Monitor

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPTARËT MË TË SHQETËSUARIT PËR KOSTOT E JETESËS NË RAJON NË VITIN 2026
Artikulli tjetërKOSOVA SHPALL MASA EMERGJENTE PËR ENERGJINË ELEKTRIKE, DO TË JENË NË FUQI PËR 60 DITË