
Mirdita dhe Nysa në Poloni do të shkëmbejnë përvoja dhe do të bashkëpunojnë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, me synim forcimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve. Marrëveshja e partneritetit u nënshkrua mes Bashkisë Mirditë dhe Qarkut të Nysës, duke zyrtarizuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe anëtari i Bordit të Qarkut të Nysës, ÇESLAË Bilobran, vlerësuan rëndësinë e këtij partneriteti, i cili pritet të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme, veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe turizëm.
Në kuadër të bashkëpunimit, Spitali Bashkiak i Mirditës është bërë gjithashtu përfitues i një ambulance, dhuruar nga Qarku i Nysës.
Pas ceremonisë zyrtare në Bashkinë Mirditë, delegacioni polak zhvilloi një vizitë në Qendrën e Informimit të Vizitorëve dhe Turistëve në Rubik. Përfaqësuesit e Nysës u njohën nga afër me potencialet turistike dhe zhvillimore të Mirditës, si dhe mundësitë që ofron kjo zonë për bashkëpunime të mëtejshme.
https://youtu.be/Tqm8-_GoFDM


