Vllaznia do të luajë ndeshjen e rradhës për kampionat me Partizanin. Ky takim është rezervuar më 21-nëntor, prej orës 18:30 në stadiumin “Air Albania”. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Partizanin, trajneri Çaba Laszlo tha se do të jetë një duel mjaft i vështirë, por pavarësisht kësaj shtoi se duhen me patjetër tre pikët.

Ndërkohë, Andi Hadroj foli për herë të parë si lojtar i Vllaznisë. Në konferencën për shtyp pikërisht përpara ndeshjes, Hadroj tha se shpreson që t’i shënojë Partizanit.

Sfida e së shtunës mes Partizanit dhe Vllaznisë do të nisë prej orës 18:30 në “Air Albania”.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË LEZHË
Artikulli tjetër“NGA PYJET TE BIODIVERSITETI”