
Me moton, “Nga pyjet te biodiversiteti, le të flasim për natyrën“, organizata Green AL, në bashkëpunim me organizatat mjedisore , dhe me mbështetjen e Ambasadës Suedeze, zhvilloi aktivitetin e radhës kushtuar sfidave dhe zgjidhjeve për mjedisin.
Fokusi i takimit ishte lidhja e ngushtë mes menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, mbrojtjes së biodiversitetit dhe rëndësisë së edukimit mjedisor.
Në panelin e diskutimeve morën pjesë ekspertë të fushës të cilët ndanë vlerësime mbi gjendjen aktuale të ekosistemeve, rreziqet nga degradimi i pyjeve dhe nevojën për politika më të forta mbrojtëse.
Pjesëmarrësit theksuan se mbrojtja e biodiversitetit kërkon angazhim të përbashkët afatgjatë, ku shkenca, politika dhe komuniteti ti japin zgjidhje këtyre sfidave.


