Në median e shkruar prej disa ditësh qarkullon lajmi se është marrë një vendim për të shkrirë komplet si ekipi Vllaznia B. edhe pse nuk ka asnjë reagim zyrtarë në lidhje me këtë temë shumë kush e kanë marrë për të mirqënë këtë lajm.

Star Plus është vënë në kontakt me Ervis Kraja u shpreh se nuk ka asnjë informacion për shkrirjen e ekipit të tij. Më tej Kraja vijon se Vllaznia B është një skuadër e krijuar më shumë sakrifica nga ish drejtori Armir Grima dhe është mbajtur me shumë mund deri më tani kujtojmë këtu se Vllaznia B u ngjit në kategorinë e parë në maj të 2017.

Ervis Kraja për Star Plus vijoi duke u shprehur se do të ishte një minus i madh për djemtë që tu hiqet kjo mundësi aktivizimi pasi në ekipin e parë nuk mund të shkojnë të gjithë .

Kraja e mbyll prononcimin e tij duke u shprehur se ka besim që Vllaznia B do të vazhdojë e po ashtu dhe Vllaznia jonë e madhe do të ngjitet në nivele më të larta me një organizim të ri.

Duhet theksuar fakti se futbollistët e Vllaznia B për sezononi që sapo përfundoi akoma nuk kanë marr pagat prej rreth një viti e pavarësisht kësaj ata luftuan fort deri në momëntin e fundit për të qendruar në Kategorinë e parë.

Por situata vazhdon të jetë e njëjtë për futbollistët e ekipit të dytë të cilët akoma nuk kanë marrë asnjë nga pagat edhe pse ka qenë vetë administratori Astrit Gjyrezi i cili u premtoi se do të merrnin pagat e prapambetura.

 

Artikulli paraprakKOMBËTARJA HUMBET 3-0 MIQËSOREN ME KOSOVËN
Artikulli tjetërSHQIPTARI VRET ISH PARTNEREN NË SY TË KATËR FËMIJËVE