Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses se Kosovës, me rezultatin 3-0, të zhvilluar mbrëmjen e së martës në Zyrih të Zvicrës. Trajneri Christian Panucci aktivizoi disa futbollistë të rinj të cilët do ti shërbejnë për të ardhmen, në ndeshjet zyrtare.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore përfundoi me rezultatin 1-0 me gol të Arbër Zenelit në minutën e 20-të. Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë përfaqësuesja e Kosovës realizoi edhe dy gola të tjerë, ku Zeneli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 51-të dhe Edon Zhegrova trefishoi rezultatin në minutën e 67-të.

Pavarësisht se një ditë më parë trajneri Panucci dhe dy futbollistët Hysaj dhe Berisha dolën në një deklaratë për shtyp ku u shprehën se qëllimi kryesorë është të marrin fitoren.

Dyhet theksuar fakti se kjo ishte thjeshtë një ndeshje miqësorë ku u ka shërbyer të dyja skuadrave të testojnë veten në fushën e blertë aq më shumë përfaqësueses kuqezi i cila ka bërë disa afrime të reja sëfundmi.

Ndërkohë përfaqësuesja kuqezi duhet për përgatitet për takimin e rradhës pasi do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore në datën 3 qershor ndaj përfaqësueses së Ukrainës në Evian të Francës.

Artikulli paraprakU17, BESA MUND VLLAZNINË NË FINALE
Artikulli tjetërA DO TË SHKRIHET VLLAZNIA B?