Kjo është mënyra e tregtimit të produkteve ushqimore në tregjet e qytetit të Shkodrës. Midis rrugës, pluhurit,të nxehtit, me të tilla produkte detyrohen të ushqehen qytetarët.

Por sa rrezikohet shëndeti I konsumatorëve nga kjo mënyrë tregtimi?

Qytetarët shprehin frikën për epidemi të ndryshme sidomos në stinën e verës ku janë paraqitur mjaft raste të helmimeve, për të mos përmendur kështu sëmundje të tjera. Siguria ushqimore lë shumë për të dëshiruar në tregjet e qytetit të Shkodrës.

Megjithatë e gjitha kjo flet për një papërgjegjësi të institucioneve përgjegjëse.Pavarësisht kontrolleve të kryera ende nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Edhe pse pak ditë më parë drejtorja e AKU Shkodër u shpreh se do kontrollohej dhe do merrej masa në baxho tregje apo çdo subjekt tjetër ende është dhenë një zgjidhje konkrete kësaj problematike ndër vite, edhe pse bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve.

 

Artikulli paraprak“FESTIVALI I SHAHUT” MBYLLET EDICIONI I TRETË
Artikulli tjetër“ISH-DREJTORI I POLICISË, MENDJEN TË MBJELLË KANABIS”