Lidhur me lobimin rus në qasjen e opozitës në një rrugë refuzuese për dialogun, kryeministri Edi Rama deklaroi se një sjellje e tillë që bie ndesh me vlerat e NATO-s lë të nënkuptohet se kemi të bëjmë e një ndikim të tillë.

“Nuk është sekret qasja e Rusisë ndaj NATO-s. Nuk është një qasje miqësore. Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë ketu.

Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE.

Me ose pa dashje çon ujë në burimin e atyre që nuk e duan integrimin e ballkanit në BE”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakSTOLTENBERG THIRRJE AKTORËVE POLITIK TË KONTRIBUOJNË NË DIALOG: DHUNA E PA PRANUESHME
Artikulli tjetërGJYQTARË E PROKURORË VRAPOJNË DREJT AVOKATISË, 50 KËRKESA PËR LICENCË PARA PËRGJIGJEVE NGA VETTINGU